Detaje të librit
Përktheu: Ines Ekonomi
ISBN 9789928136800
Viti i botimit 2021
Numri i faqeve 340
Çmimi 900 lekë
Biseda mes miqsh
Sally Rooney
Dublin në ditët tona. Fransis and Bobi, dikur të dashura, tashmë janë thjesht shoqe të ngushta,
studente që aspirojnë të bëhen shkrimtare, të bëra të njohura për shfaqjet, në të cilat lexojnë
poezitë e tyre. Në një prej këtyre shfaqjeve ato njihen me Melisën, një fotografe profesioniste
më e madhe në moshë, e martuar me Nikun, një aktor. Në takimet mes tyre ato
diskutojnë për botën, për jetën e tyre, kritikojnë kapitalizmin e fenë, njëlloj siç bënin
dikur personazhet e Xhojsit. E kështu nis një histori miqësie, por në të njëjtën kohë,
dhe një histori dashurie, që në një farë mënyre ua përshtjellon jetën të katërve,
kur Fransis bie marrëzisht në dashuri me Nikun, duke rrezikuar befas të gjithë
ekuilibrin e miqësisë së tyre. Por romani “Biseda mes miqsh” nuk është thjesht
një histori e lehtë dashurie e tradhtie bashkëshortore: ai është para së gjithash
portreti i një brezi të tërë të të rinjve në ditët tona, që nuk arrin të gjejë vendin në
botën e sotme. Zëri i Fransisit, njëherësh poetik, spontan, herë-herë naiv, por gjithnjë
aq i freskët, në të vërtetë është zëri i gjithë një brezi.
Për autoren
Lindur në 1991, Sally Rooney është bërë sot shkrimtarja më e përfolur
e letërsisë anglo-amerikane të dy dekadave të fundit. Pas romanit të saj të parë
“Bisedë mes miqsh” (2017), i pritur me një entuziazëm të jashtëzakonshëm
nga kritika dhe nga publiku, me romanin e saj të dytë “Njerëz normalë”,
fitues i një numri të madh çmimesh letrare, ajo e afirmoi veten
si përfaqësuesja kryesore e brezit letrar të viteve 2000.